Uestbruk “shqyen” tripëll dabëllin, kualifikon Oklahomën

Rasëll Uestbruk bëri një tjetër paraqitje yjore në basketbollin amerikan dhe falë tij, Oklahoma siguroi përfundimisht vendin për në plej of këtë sezon. Talenti i madh me numrin 0 në shpinë, realizoi një tripëll dabëll eksploziv duke dominuar në çdo element të këtij sporti. Ai shënoi 23 pikë, kapi 18 topa në tabela dhe shërbeu 13 asistë, duke vjedhur edhe një top, në suksesin 115-93 në fushën e Majemit.

Ky ishte tripëll dabëlli numëri 104 për Uestbrukun në karrierën, duke qenë vetëm 3 tripëll dabëlla larg podiumit, vendit të tretë mbajtur nga Xhejzën Kid. Do t’ia dalë padyshim sezonin e ardhshëm, kur do të afrohet shumë me legjendën Mexhik Xhonson që është i dyti me 138. Uestbruk është lojtari më i mirë i sezonit për asistë, dhe një nga më të mirët për shënimin e pikëve e topat në tabela.

Ai ka nevojë të kapë 16 topa në tabela në ndeshjen e fundit të edicionit, për të realizuar një tjetër sezon me mesatare tripëll dabëlli, diçka që e ka bërë vetëm Oskar Robertson.

Sfidanti.al