Turneu ‘Rod Laver Cup’ në edicionin e tretë; e prezantuan Federer dhe Borg

Roxher Federer dhe Bjorn Borg udhëtuan drejt Gjenevës ku do të zhvillohet edicioni i tretë i ‘rod Laver Cup’ në tenis, një eveniment ky që që është i ngjashëm ne formatin ‘Ryder Cup’ në golf. Kjo ngjarje tenistike vë përballë dy skuadra Evropën dhe Botën, ndërkohë që kapitenët janë dy rivalët historikë Bjorn Borg dhe xhon Mekenro.

Ajo që dihet me siguri për edicionin e këtij viti ‘Rod Laver Cup’ është fakti se Federer dhe Nadal, dy tenistët më të mirë të gjitha kohërave dhe rivalët më të fortë në tenis edhe këtë vit do të jenë në të njëjtën skuadër, përsa i përket pjesës tjetër, nuk është vendosur se cilët do të jenë në ekipet përkatëse

Rod Laver Cup zakonisht zhvillohet 2 javë pas përfundimit të US Open, dhe këtë vit ai do të mbahet në 20-22 shtator dhe Pjesëmarrësit përcaktohen në bazë të renditjes ATP. Anëtarët e skuadrës që do të fitojnë evenimentin do të përfitojnë nga 250 mijë Dollarë secili

Kujtojmë se në dy ediconet e mëparshme të Rod Laver Cup, skuadra e Evropës ka qenë dominuese dhe ka fituar kundër ekipit të Botës. në 2017, Evropa fitoi 15-9, ndërsa vitin e kaluar ajo e mbylli sfidën 13-8.

sfidanti.al