Trump, një mur edhe për kampionin e atletikës Mo Farah

Ndalesa e re e vendosur nga Donald Trump që u pamundëson myslimanëve të futen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mund ta ndajë nga familja edhe atletin, Mo Farah.

Ndalesa e Trump vlen për shtatë vende myslimane, përfshirë edhe Somalinë, që është vendlindja e Farah, atletin më të suksesshëm britanik që ka fituar dy medalje të arta olimpike, në vitin 2012 dhe 2016.

Farah, që jeton me familjen e tij në Oregon të SHBA, për momentin gjendet për trajnime në Etiopi, dhe ekziston frika se atij mund t’i ndalohet kthimi tek gruaja dhe vajzat e tij.

Ai kishte shkuar në Britaninë e Madhe kur kishte vetëm tetë vjet dhe tani mbanë dyshtetësi, atë britanike dhe somaleze, por ndalesa vlen edhe për personat me dyshtetësi.