Trafik i suksesshëm i dhunës, Ultrasit nga futbolli në basketboll

Basketbollisti i Tiranës, Gerti Shima, ua vë fajin policisë dhe federatës për dhunën e shfaqur në parketin e “Asllan Rusit” në prag të Superkupës së Shqipërisë në basketboll mes bardhebluve dhe Vllaznisë.

“Më vjen keq për atë që ndodhi, por përgjegjësia nuk është as e jona dhe as e Vllaznisë, pasi nuk jemi ne organizatorët. Në një sallë ku ishin rreth dy mijë tifozë dhe shumica e tyre ultras të Tiranës e Vllaznisë, nuk mund të jenë 10-15 policë. Pyeta gjyqtarët dhe ata po prisnin që Vllaznia të kthehej për të vazhduar lojën, por më pas nuk e di se kush e mori vendimin për ta shtyrë ndeshjen”, ka deklaruar Shima për “Top Channel”.