Tenistja gjermane provon lavdinë në moshën gati 30-vjeçare

Laura Zigemund është tenistja më e lumtur në botë për momentin. Të dielën që kaloi ajo provoi suksesin kulmor të karrierës duke triumfuar në Turneun Grand Prix “Porshe” në Shtutgart. Gjermania duhej të priste moshën 29-vjeçare për të provuar se çdo të thotë të fitosh një trofe të tillë, aq më tepër në vendin e saj. Numri 30 në botë ia doli ndaj francezet Kristina Mladenoviç (23 vjeç), që eleminoi në gjysmëfinale Maria Sharapovën.

“Për fat arrita të përqëndrohesha plotësisht, – tha Laura pas fitores, – pika ime e fortë ishte aspekti psikologjik”. Ajo festoi si e çmendur pas suksesit, dhe më pas u mbrojt duke thënë se “ishte një moment i madh, dhe emocionet ishin shumë të forta”. Zigemund (Siegemund) fitoi 2-1 me sete, me rezultatet 6-1, 2-6, 7-6. Pavarësisht se ka fituar pak tituj, gjithsej 2, Laura ka fituar mjaft në aspektin financiar, pasi në llogarinë e saj, për shkak të tenisit, ka gati 1.4 milionë dollarë.

Sfidanti.alzigemund2