Tenis, Nadal mbreti I botës për vitin 2019

Rafael Nadal e mbyll vitin 2019 në krye të klasifikimit të ATP dhe e përshëndet atë si numri 1 I botës për herë të pesrë në karrierën e tij, 2008, 2010, 2013, 2017 dhe 2019. Menjëherë pas tij janë Novak Xhokovic dhe Roxher Federer, ndërkohë që për femra mbretëresha ëshgtë Ashli Barti

Në të vërtetë renditjet në tenisin botëror nuk ka pësuar ndryshime duke qenë se që nga nëntori nuk janë zhvillluar më turne. Te meshkujt sic thamë gjejmë Tre të mëdhenjtë në krye të renditjes ATP, Nadal, Xhokovic dhe Roxher Federer dhe menjëherë pas tyre gjejmë Dominik Tim që ka lënë pas rusin Medvedev e Stefanos Tsitsipas me këtë të fundit që ka një avantazh prej rreth 2000 pikësh kundrejt Aleksandër Zverev në vendin e 7. Plotësojnë dhjetëshen më të mirë Berretini, Bautista dhe Monfis

Në kampin e femrave pas australianes Barti që është në krye, është Karolina Pliskova, me 1911 pikë më pak, ndërsa Naomi Osaka plotëson podiumin, ndërkohë që Serena Uilliams është në vendin e dhjetë

Sfidanti.al