Tani është zyrtare; piloti me xhiron më të shpejtë fiton pikën shtesë

Mungonte vetëm zyrtarizimi dhe ai erdhi; piloti që do të realixojë xhiron më të shpejtë do të marrë 1 pikë shtesë, por me një kusht, duhet që ai të përfundojë garat në zonën e pikëve, dmth ndër 10 vendet e para. Federata Ndërkombëtare Automobilistike ka dhënë miratimin e saj për këtë lëvizje, që bëhet për të ndezur akoma më shumë garat e këtij kampionati dhe për ta bërë Formula 1 akoma më spektakolare.

Aplikimi i këtij rregulli të ri do të nisë që këtë fundjavë me Cmimin e Madh të Australisë në Melbërn, që është gara e parë e sezonit të ri të Formula 1. Vlen të theksohet se nga ky rregull përfitojnë edhe skuderitë pasi pika do të vlejë edhe për kategorinë e konstruktorëve.

Në fakt edhe më parë është dhënë pikë për pilotët që realizonin xhiron më të shpejtë dhe kjo ka ndodhur në Botërorin e Formula 1 të zhvilluar në periudhën 1950-1959.

sfidanti.al