Tandem spanjoll në krye të tenisit botëror, bie kurora amerikane

Tenisi botëror, tani, ka një tandem (dyshe) spanjoll në krye të tij. Mbas Rafael Nadalit që u kthye në pozicionin nr.1 të ranglistës së ATP-së, edhe tenistja spanjolle, Garbine Muguruza, që nga java e ardhshme, do të jetë nr.1 në listën femërore të ATP-së.

Kjo do të jetë hera e parë që nga viti 2003, që dy raketat më të mira të botës do të jenë nga i njëjti vend (Andre Agasi dhe Serena Uiliams).

“Kjo ëshë një arritje e madhe për mua. Është një nder i madh që unë, bashkë me Rafael Nadalin, do të jemi në pozita udhëheqëse në tenisin botëror”, deklaroi Garbine Muguruza.

Sfidanti.al