Tajger Udsi ishte nën veprimin e pesë drogave bashkë!

Golfisti legjendar, Tajger Uds, ka pasur pesë lloje të ndryshme drogash në organizimn e tij, kur u kap, para disa kohësh, nga policia se po i jepte makinës në gjendje të dehur. Këtë konkluzion e nxori kontrolli toksikologjik. Rezultatet e kontrollit treguan praninë e pesë substancave të ndryshme, midis tyre të medikamenteve të forta kundër dhimbjeve, shqetësimeve dhe ankthit, por edhe të tetrahidrokanabinolit (THC) që përmban marihuana.

Udsi u ndalua, më 29 maj të këtij vit, kur policia e gjeti atë, duke fjetur mbi timon, në anë të rrugës automobilistike, kështu që mostra e urinës së tij u dërgua menjëherë për analizë.

Sfidanti.al