Surprizë në Indian Uells, eliminohet Aleksander Zverev

Surprizat mbërritën në turneun Masters të Indian Uellsit në tenis. Aleksander Zverev i tha lamtumirën evenimentit pasi u eliminua në raundin e tretë nga bashkëkombasi i tij Jan lenard Shtruf. Ishte një ndeshje ku Shtruff u shfaq shumë superior ndaj numrit 3 të botës duke e fituar shpejt këtë takim me rezultatin 2-0 me sete 6-3;6-1.

Ndryshe ndodhi me Milosh Raonic i cili arriti ta kalojë raundin pasi eliminoi amerikanin Markos Xhiron me rezultatin 2-1. kanadezi vuajti jo pak në këtë sfidë teksa e pa veten të humbasë setin e parë 4-6. Por Raonic arriti që ta kthejë situatën në favorin e tij duke fituar setin e dytë dhe të tretë 6-4;6-4.

Siguroi një vend për në 1/8 e finaleve të turneut Masters të Indian Uellsit edhe japonezi Nishioka që fitoi me Ozher Aliasim 2-1. Ozher Aliasim e nisi mjaft mirë ndeshjen teksa fitoi setin e parë 7-6, Nishioka fitoi setin e dytë 6-4, si dhe atë final pas tiebreakut 7-6 për të mbyllur përfundimisht llogaritë e sfidës.

sfidanti.al