Superbastet angleze, fitoret e Leiçester, BREXIT dhe Tramp

Në Britani kanë një shprehje: “Çdo gjë që lëviz, mund të kuotohet”. Dhe sipas kësaj llogjike, në ishull i ke mundësitë për të vënë bast për gjithçka, ndërsa me rastin e zgjedhjes së presidentit të 45-të është bërë edhe një analizë se në çfarë rastesh në muajt e fundit, bastexhinjtë e guximshëm mund të fitonin shumë para me parashikimet e tyre.

Një nga superbastet do të ishte nëse do të parashikohej që në fillim të edicionit titulli kampion i Leiçesterit në kampionatin anglez. Më pas mund të fitoheshin shifra të konsiderueshme parash, që pasi të kishe votuar edhe ta kishe fiksuar në skedinë BREXIT (daljen e Anglisë nga BE), me shpresën që shumica do të bënte të njëjtën gjë. Ndërsa në fund blofi më i madh vjen nga SHBA, ku Tramp fitoi garën për Shtëpinë e Bardhë.