Sun Jang; tjeter podium me tension të lartë, Skot e injoron, kurse ai….

Thuajse të gjithë e duan të skualifikuar, por Sun Jang fitoi një tjetër medalje të artë në botërorin e notit, këtë radhë në 200 m stil i lirë dhe kjo sepse gjyqtarët skualifikuan lituanezin Danas Rapsis për start fals të garës. Një sukses që e pasuron palmaresin e kinezit që akuzohet se shkatërroi epruvetat përpara njerëzve të ëADAs, ndërkohë që CAS do të japë vendimin për të në muajin shtator, dmth pasi të ketë përfunduar botërori dhe nëse do të ketë një dënim, atëherë urrejtja e kolegëve të tij notarë do të rritet akoma më shumë.

Ndërsa FINA i bëri një paralajmërim Mak Horton se refuzoi të ngjitet në podiumin e garës së 400 m stil i lirë duke fituar standing ovation të notarëve të tjerë në momentun që hyri në mensën e fshatit Olimpik, vetë Sun që duket i pandjeshëm në pamje të parë e humbi toruan dhe këtë e bëri në sy të të gjithë botës.

Gjithcka ndodhi në momentin e dhënies së medaljeve teksa fyeu britanikun Dankan Skot pasi ky i fundit nuk pranoi t’i shtrëngojë dorën duke bërë që të krijohet një tjetër incident që mund të evitohej fare mirë

sfidanti.al