Stiven Kërri vs Kevin Durant: Preferoj të fitoj tituj

Kevin Durant nuk vonoi shumë për të nisur kritikat ndaj Golden Stejt Uorriors pas largimit të tij nga skuadra kaliforniane. ‘Sulmi I Uorriors funksiononte deri në një farë pike-u shpreh përpara disa ditësh Durant-me avancimin e raundeve ai duhej përzier me më shumë lojë individuale. Duhet të krijoja më shumë gjuajtje dhe bllokime’.

Një deklaratë kjo që gjeti përgjigjen e menjëhershme të Stiven Kërrit

‘Mua nuk më interesojnë shumë veprimet që bëjmë-tha Kërri-në fund të fundit janë 2 kampionate. Kemi shumë talente në ekip dhe ka shumë pritshmëri, të shohim sesi do ta menaxhojmë. Kemi folur shumë për ta në 3 vitet e fundit. Jo gjithmonë ka funksionuar, por në fund ato që kanë rëndësi janë titujt’.

Sfidanti.al