Starti i Formula 1? Ndoshta me 2 gara në Austri

Formula 1 shpreson që të nisë më në fund sezonin me 2 gara të Austrisë. Edhe pse 10 garat e para të këtij kampionati janë anuluar apo shtyrë për shkak të pandemisë coronavirus, data e fillimit të botërorit është parashikuar 5 korriku në Austri, ndërkohë që kalendari parashikohet që të ketë 15-18 gara. Është kjo një mënyrë për të fituar kohën e humbur dhe për të pasur më shumë fundjava njëra pas tjetrës në të njëjtën pistë si Red Bull Ring të Spielberg.

Drejtori Sportiv i Formula 1, Ross Brawn, pohon se ky opsion është marre  me të vërtetë në konsideratë përsa kohë që rregullat strikte të sigurisë do të respektohen

‘Një nga sfidat logjistike është testimi dhe autorizimi I të gjithëve për të hyrë në ambientet e garave-tha Ross Brawn në një podcast zyrtar të Formula 1-mund t’i mbajmë të gjithë atje dhe do të jetë interesante që të shohim në një pistë dy gara njëra pas tjetrës’.

Pozicioni i Red Bull Ring mes maleve të Stirias e bën këtë pistë një vend të izoluar në mënyrë natyrale

‘Austria përshtatet shumë mirë-vijoi Brawn-ka një aeroport lokal pikërisht pranë pistës ku personat mund të marrin avionë me qira. Nuk është shumë afër një qendre urbane’.

Sfidanti.al