Skandal në US Open: Gjyqtari motivon Kiriosin që të fitojë ndeshjen!

Edhe kjo nuk ishte parë ndonjëherë më parë në tenisin profesionist dhe tani të gjithë po flasin për atë që ndodhi në ndeshjen e raundit të dytë turneut Grand Slam“US Open” mes tenistëve Nik Kirios dhe Pjer Jug-Erber.

Gjyqtari i njohur, Mohamed Lajani, zbriti nga stoli i tij i lartë në momentin, kur tenisti argjentinas Kirios kishte humbuir setin 6-4 dhe në setin e dytë ndodhej në disavatazh 3-0, dhe, besojeni ose jo, i mbajti këtij tenisti një lloj fjalimi motivues? Sido që të jetë, Kiriosi bëri përmbysjen dhe e fitoi krejt ndeshjen me rezultat in 3-1 me sete (4-6, 7-6, 6-3, 6-0) dhe luajti në raundin e tretë ndaj Rozhe Federerin, duke humbur 0-3.

Vetëkuptohet se kundërshtari i Kiriosit, francezi Erber, mbeti mjaft i pakënaqur dhe deklaroi: “Atë që bëri gjyqtari, i takon ta bëjë trajneri dhe jo ai. Ai duhet patjetër që të ndëshkohet. Nuk e kuptoj se përse e bërë këtë, sepse ai është një gjyqtar i mirë”, deklaroi Erberi i eliminuar.

Sfidanti.al