Si lider-liderit; Hamilton uron presidentin e ri të SHBA, Joe Biden

Firma në kontratën e re me Mercedes nuk është hedhur ende, por kjo nuk e pengon aspak Lewis Hamilton që të shohë përtej botës sportive teksa nuk ngurron të urojë presidentin e ri të SHBA, Joe Biden, sigurisht nëpëmjet rrjeteve sociale. Për pilotin britanik, një prej përkrahësve më të mëdhenj të lëvizjes Black Lives Matter, zgjedhja e Biden në shtëpinë e Bardhë është një mesazh shpreseje për të ardhmen

‘Një ditë historike për Amerikën që sjell shumë shpresa për të ardhmen, një shembull i diversitetit në lidership që shpresoj që të reflektohet edhe në sipërmarrjet e qeverive. Urime Joe Biden e Kamala Harris, paci fat!-ishte urimi i Lewis Hamilton për presidentinm dhe zëvendëspresidenten e re të SHBA që bënë betimin e tyre të mërkurën e 20 janarit

Sfidanti.al