Shumaher mbush 50 vjec, urimet më të sinqerta nga ish skuadrat e tij

Kjo e enjte ishte dita e 50 vjetorit të legjendës së Formula 1 Mikael Shumaher i cili prej 5 vitesh është në një situatë delikate në aspektin shëndetësor pas aksidentit të pësuar në alpet franceze në 29 dhjetorin e vitit 2013. Në këtë ditë jubilare të 7 herë kampionit të botës, nuk mund të mungonin urimet nga skuderitë me të cilat Mikael Shumaher ka garuar gjatë karrierës së tij në Botërorin e Formula 1, urime që u shoqëruan edhe me mesazhe inkurajuese për momentin aktual të tij.

‘Sot kampioni ynë mbush 50 vjec-lexohet në profilin zyrtar të  Ferrarit në Twitter-të gjithë jemi me ty, Mikael #KeepFighting.

Edhe Mercedes e uroi Shumaherin  sigurisht duke përdorur rrjetet sociale.

’50 vjet më parë lindi një yll. Një yll që formoi dhe ndryshoi përgjithmonë Formula 1. Që theu rekordet, që riperkufizoi ekselencën dhe ndihmoi në vendosjen e bazave për sukseset tona të ardhshme-shkruhej në mesazhin e Mercedes-Duam t’i japim urimet më të mira Mikael Shumaher në 50 vjetorin e tij #KeepFighting #Michael50.

Nuk mund të mungonte në urimet për këtë legjendë të F1, Renault, skuadra me të cilën Shumaher fitoi 2 titujt e tij të parë në Formula 1.

‘Shumë urime kampion. Të urojmë më të mirat për 50 vjetorin tënd-lexohej në profilin e Renault në Twitter’.

Sfidanti.al