Shokon Robin Soderling: Kërkova në Google si të vrisja veten

Robin Soderling shokon të gjithë me rrëfimin e tij. Ish tenisti suedez që ka qenë numri 4 i renditjes botërore dhe që ishte i pari që mundi Rafael Nadal në Roland Garros tregoi se ka vuajtur panikun dhe ankthin në periudhën më të mirë sportiove të tij dhe që e detyruan atë të tërhiqej nga aktivitetet në moshën 31 vjecare. Në një intervistë të tij për ‘Radion e Suedisë’, Soderling tregon se arriti deri aty sa të kërkonte në Google sesi të vriste veten dhe se kishte probleme me ankthin që përpara se t’i diagnostikohej sëmundja.

‘Kisha ankth të vazhdueshëm. ulesha në apartament dhe  vështroja në hapësire pa e kuptuar-tregon Robin Soderling-zhurma më e vogël më shkaktonte panik. kur edhe një copë letër binte në shesh, hyka në panik dhe unë rrëzohesha në tokë, nëse binte telefoni dridhesha nga frika’.

Ishte viti 2009 kur Soderling ndjeu panikun për herë të parë pas finales së tij të parë në Roland Garros dhe me sukseset e tij presioni erdhi gjithnjë e në rritje.

‘Ishin vetëm 3 lojtarë ndaj të cilëve mund të humbisja, për pjesën tjetër duhet të fitoja në rast të kundërt do të ndihesha keq, i dështuar, humbës-vijon Soderling.

Në vitin 2011 kur mundi David Ferrer në turneun e Suedisë Soderling filloi të bjerë në një periudhë të errët pa fund, një gjendje që u pëkeqësua më vonë përpara se të luante në US Open.

‘Hyra në panik, fillova të qaja pa fund-tregon Soderling-u ktheva në hotel dhe u hodha në shtrat, cdo herë që mendoja se do dilja në pistë më kapi paniku. Për herë të parë ndjeva se pavarësisht sa doja, nuk mundja edhe sikur të më vinin pistoletën në kokë. Arrita deri aty sa të kërkoja në Google si të vrisja veten. Nuk është se realisht doja të vdisja, por në atë moment cdo gjë ishte më mirë se kjo jetë ferri’

Diagnostikimi me mononukleozë i dha fund karrierës së Soderling edhe pse zyrtarizimi u bë në vitin 2015 dhe tani ai ka më shumë kohë për të rekuperuar në aspektin psikologjik me Soderling që është edhe në rolin e kapitenit të Suedisë në Kupën Davis.

sfidanti.al