Shkëlqen Lewis Hamilton, fiton pole position në Spanjë

Lewis Hamilton dominon  provat zyrtare në Cmimin e Madh të Spanjës. Piloti britanik i Mercedes ishte i paarritshëm në pistën e Montmelosë në Barcelonë dhe e përshkoi atë me kohën 1 minutë 19 sekonda e 149 të mijtat. Vendi i dytë i takoi pilotit të Ferrarit, Sebastian Vettel me vetëm 51 të mijtat më shumë se 3 herë kampioni i botës.  Rivaliteti mes Mercedes dhe Ferrarit vijoi me Valtteri Bottas dhe Kimi Raikkonen me pilotët finlandezë që ndanë vendin e tretë dhe të katërt duke lënë pas ata të Red Bull. Holandezi Max Verstappen u paraqit më mirë se shoku i tij i skuuadrës Daniel Ricciardo duke zënë vendin e 5, ndërkohë që australiani u detyrua të kënaqej me vendin e 6. Por befasinë e ditës e shkaktoi McLaren dhe Fernando Alonso. Piloti spanjoll i entuziasmoi të gjithë tifozët e pranishëm pasi u rendit mes 10 më të mirëve në këto prova zyrtare duke u renditur në vendin e 7.

sfidanti.al