Shihni kush rishfaqet, Niki Lauda: Do të kthehem shumë shpejt në bokse

Niki Lauda gëzon stafin dhe tifozët e Mercedes teksa rishfaqet. Presidenti i nderit i skuderisë gjermane postoi në Tëitter një videomesazh ku uroi mercedes si dhe për të bërë të ditur kthimin e shpejtë të tij në ambientet e Formula 1.

‘Kam një mesazh për skuadrën dhe të gjithë miqtë e mi. Sic e dini kalova një moment vërtet të vështirë për arsye shëndetësore. mbështetja juaj ishte e pabesueshme. Rezultatet e këtij viti ishin të jashtëzakonshme, titulli i 5 radhazi për konstruktorë dhe Ljuis Hamilton sërish kampion për pilotë. Nuk mund të punohej më mirë se kaq. Tani kam një mesazh shumë të rëndësishëm; do të kthehem shumë shpejt’-ishte mesazhi i Niki Laudas.

Kaq mjaftoi dhe shumë shpejt filluan të qarkullojnë zërat për rikthimin e tij në bokset e Mercedes në garën e fundit të kampionatit, në Jas Marina të Abu Dabit.Vlen të kujtohet se Niki Lauda në 2 gusht iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale duke bërë trampiant në mushkëri për të dalë nga spitali në 24 tetor. ajo që ka më shumë rëndësi për të tani është procesi i rehabilitimit, gjë që e bën atë të pamundur që të jete me skuderinë gjermane në garën e së dielës.

sfidanti.al