Sfida e re e Alonsos; do të jetë në Rally Dakar 2020

Pasi refuzoi ofertën e Red Bull për të zëvendësuar Gasli në Formula 1, Fernando Alonso është gati të nisë një aventurë të re. Sipas medias franceze, ish kampioni i botës në Formula 1, do të jetë i pranishëm në Rally Dakar të 2020 dhe skuadra e Tojotës ka bërë të ditur se spanjolli do të nisë përgatitjet për këtë eveniment që vitin e ardhshëm do të zhvillohet në Arabinë Saudite.

Piloti asturian që është në ndjekje të Kurorës së Trefishtë, do të jetë në drejtimin e makinës Tojota së bashku me spanjollin tjetër Mark Koma, 5 herë fitues i këtij Rally në kategorinë e motorëve me KTM me Komën që këtë radhë do të jetë në rolin e co-pilotit

‘Nëse dua të garoj në Dakar, duhet ta bëj sa më mirë që të mundem-tha në muajin qershor Fernando Alonso-e kam zakon që të veproj në këtë mënyre sepse e di që kur garoj në ndonjë kompeticion unë tërheq shumë vëmendje’.

sfidanti.al