Senegali prek qiellin në Mundobasketin e Kinës, Taka Fal …235 cm !

Trajneri i përfaqësueses së basketbollit për meshkuj të Senegalit, Mustafa Gaj,  shpalli listën e basketbollistëve që do të marrin pjesë me këtë ekip në kampionatin botëror (Mundobasket) që do të zhvillohet në Kinë gjatë dy javëve të para të shtatorit të këtij viti.

Basketbollisti më i gjatë sot për sot në botë, Taka Fal (235 cm), dhe pak më i shkurtri Jusuf Fal (223 cm) do të jenë kartërat më të forta të “të gjelbërve”, sikurse e quajnë ndryshe përfaqësuesen senegaleze. Me siguri që Senegali do të ketë ekipin më shtatlartë në Mundobasketin e Kinës.

Senegali i kapërceu ndeshjet kualifikuese, duke shënuar 10 fitore dhe vetëm dy humbje. Senegali në Botëror do të bëjë pjesë në një grup shumë të fortë, me Kanadanë, Lutuaninë dhe Australinë.

Sfidanti.al