Sebastian Vettel: Dua të shkruaj historinë e Aston Martin

Sebastian Vettel shpreson që në 2021 të ringjallet karriera e tij dhe të shkruajë një kapitull të ri në historinë e Aston Martin.

‘Nuk pres asnjë garanci suksesi në të ardhmen, por pres një punë të madhe-tha Vettel në një intervistë për portalin gpblog.com-duhet të shfrytëzojmë atmosferën optimiste të skuadrës që kërkojmë, hap pas hapi për t’iu afruar suksesit. Kam më shumë eksperiencë në krahasim me të kaluarën dhe besoj se jam më i mirë se ai i viteve kur isha te Red Bull. Tani kemi mundësi që të shkruajmë një kapitull të ri në historinë e Motorsportit të Aston Martin. Është emocionuese për të gjithë tifozët e markës, ashtu sikurse është edhe për Formula 1 dhe vetë sportin’.

Sfidanti.al