Sebastian Kou i gjen “sozinë”: Usain Bolti është gjeni si Muhamed Aliu!

Presidenti i Shoqatës Ndërkombëtare të Federatës së Atletikës (IAAF), Sebastian Kou, e vlerësoi lart sprinterin xhamajkan Usain Bolt, duke vënë në dukje se ai është një gjeni që ka ushtruar ndikimin e tij në sportin e atletikës, ashtu sikurse Muhamed Aliu në boks.

“Usain Bolti është sprinteri më i mirë i të gjitha kohërave, ai është një gjeni. Unë nuk mund ta krahasoj atë me ndonjë sportist tjetër që të ketë ushtruar një ndikim kaq të madh edhe jashtë sportit, me përjashtim të Muhamed Aliut. Në ndonjë pab, ju mund të diskutoni se kush është futbollisti ose tenisti më i mirë në botë, por nuk ka diskutim dhe asnjë dyshim se kush është sprinteri më i mirë”, tha Sebastian Kou që edhe ai është një legjendë botërore e olimpike, në prag të fillimit, këtë të premte, të kampionatit botëror të atletikës në Londër.

Sfidanti.al