Sebastian Fetel i gëzohet pole positionit: Nuk mund të jemi më të kënaqur se kaq

‘Makinë e mrekullueshme, faleminderit djema! Sebastian Fetel i gëzohet me të drejtë fitimit të pole posiotionit të tretë radhazi të këtij viti, atij në Cmimin e Madh të Azerbajxhani. Piloti gjerman në përfundim të kualifikueseve nuk i kurseu elozjhet për makinën italiane me të cilën la pas Ljuis Hamilton.

‘e ndjeva që makina ishte shumë mirë edhe në sezionin e parë e të dytë, kështu që për sesionin e tretë kisha bindjen se mund të bëja atë cfarë dëshiroja-tha Fetel-bërë një xhiro shumë të mirë dhe për fat tqë mirë kjo mjaftoi për të fituar pole positionit. në tentativën e fundit bëra një gabim të vogël, por që për fat të mirë nuk rezultoi vendimtar në aspektin negativ’

Por pavarësisht kësaj, Fetel preferon të tregohet edhe i kujdesshëm nduke vënë në dukje se gara e së dielës do të jetë akoma më e vështire kjo edhe për faktin se nuk do të ketë Kimi Raikkonen që t’i bëhet mburojë

‘Do të jetë një garë e vështirë. këtu makinat e sigurisë hyjnë shpesh në pistë, por besoj se do të jemi në pozita të mira-vijoi Fetel-në një garë si kjo gjithcka mund të ndodhë, por nuk mund të jemi më të kënaqur se kaq për mënyrën sesi shkuan gjërat

sfidanti.al