Rosi e pranon publikisht; mendon të uroj Markezin

Një nga momentet kulmore në konferencën për shtyp të pilotëve në prag të Cmimit të Madh të Tajlandës ishte pyetja që një gazetar tajlandez I bëri Valentino Rosit nëse ai do të uronte Mark Markez në rast se spanjolli do të fitojë titullin botëror që këtë të diel. Pilotët e pranishëm pritën me gjysmëbuzëqeshje, madje Markez tha se ishte një pyetje agresive, Por Rosi nuk ngurroi të përgjigjej.

‘Po, besoj se do ta uroj Markun-tha Rosi-është sezoni më I I mirë I tij së bashku me atë të 2014. Që nga gara e parë ishte shumë I shpejtë. Është ende I ri, por ka shumë eksperiencë dhe është në nivelin e tij më të lartë. Pastaj është edhe feeling I tij me motorin sepse në disa vjet gjërat mund të shkojnë më mirë apo më keq dhe tani ai duket se ka fituar shumë gara dhe gjithnjë është mes 2 të parëve përvec garës së Austinit ku bëri një gabim për shkak të motorit. Është sezoni perfekt për këtë’

Ndërkaq, Doktori përfitoi nga rasti për të konfirmuar  se Silvano Galbusera nuk është më shefi teknik I skuadrës së tij dhe se ai do të zëvendësohet nga spanjolli David Munjoz.

Sfidanti.al