Ros Braun: Nuk duam ta humbasim Ferrarin, por ka limite

Tashmë Ferrari dhe Liberty Media janë përfshirë në polemika të forta mes tyre. Pronarët e Formula 1 kërkojnë një kampionat më të mirë e më spektakolar duke vendiosur disa rregulla që nuki kanë shkuar aspak për shtat skuderisë Italiane e cila së fundmi ka kërcënuar me largim nga kampionati.  Një veprim që është transmetuar edhe te Mercedes që ashtu sikurse edhe Ferrari është shrehur kundër standardizimit të këtij sporti. Situata është e tillë që biseditmet mes palëve në lidhje me këtë cështje janë në një pikë të vdekur. Drejtori Sportiv i Botërorit të Formula 1 Ross Braun është shprehur se nuk e dëshiron largimin e dy skuadrave më të fuqishme, por shtoi se gjithcka e ka një kufi

‘Nuk duam ta humbasim Ferrarin. Ferrari përfiton nga Formula 1 dhe F1 përfiton nga Ferrari-tha Braun për ‘AutoBild’-por cdo kompani ka kufijtë e saj. Nuk e di cfarë mund të bëjmë që të pranohet nga Ferrari. Duam të gjejmë zgjidhje që të mundësojnë qëndrimin e të gjitha skuadrave në F1, sidomos ato që janë ikonë e këtij kampionati. Janë pjesë e rëndësishme dhe ne duhet t’i respektojmë e t’i dëgjojmë’

Sfidanti.al