Revolucion i paparë në tenis : Turne pa gjyqtarë anësorë!

Në turneun përmbyllës të tenistëve të “brezit të ardhshëm”, do të fillojë një revolucion që parasheh që turnetë, në të ardhmen, të zhvillohen pa gjyqtarë anësorë, pra pa gjyqtarë në vijat anësore. Në turneun në fjalë, do të marrin pjesë tenistët e rinj më të mirë aktualë dhe në ndeshjet e tij do të ketë vetëm një gjyqtar kryesor, ndërsa ndihmësit e tij do t’i zëvendësojë sistemi “Hok aj”, më konkretisht, një sistem kompjuterik që do të sinjalizojë, nëse topi i tenisit do të jetë brenda ose jashtë vijës anësore dhe të gjitha situatat e diskutueshme do të shfaqen në një ekran të madh.

“Ky do të jetë një moment historik në tenis. Tenistët tanë punojnë me ngulm e zell të madh, kështu që ata meritojnë një gjykim sa më të saktë. Teknologjiua përkatëse, tani, është ende në stadin e provës dhe ne do të shohim sesi do të funksionojë ajo në një turne të vërtetë”, tha Geil Bredsho, zëvendëspresidenti i ngarkuar me rregulloret dhe konkurrimet në shoqatën ndërkombëtare të tenisit. ATP.

Truneu tenisteve të “brezit të ardhshëm” do të zhvillohet në Milano, 7 – 11 nëntor.

Sfidanti.al