Real, përse dëshiron ta braktisës ligën spanjolle të koshit?!

Diçka e tillë nuk mund të mendohej. Klubi më i fuqishëm në Spanjë (edhe për basketbollin), Reali, mendon se e kanë vjedhur dhe se duhet të largohet nga kampionati. Gjithçka ndodhi pas finales së Kupës së Mbretit, humbur në Madrid ndaj Barcelonës (93-94), ku madrilenët kundërshtuan të paktën dy vendime të arbitrave.

Nga protestat e momentit, zemërimi i Madridit u kthye në një strategji hakmarrjeje dhe bojkoti, diçka që vështirë që mendohej se do ta bënte skuadra me më shumë tituj në Spanjë dhe në Europë. Për momentin, ende nuk ka ndodhur asgjë, por mediat spanjolle informojnë se klubi i presidentit Florentino Perez po mendon variantin për të braktisur ligën e Spanjës ABC, dhe për të luajtur vetëm në Euroligë.

Kjo e fundit duhet të ndryshojë statutin e saj për të pranuar një ekip që nuk ka ligë, dhe gazeta “Marka” shkruan se Euroliga mund ta bëjë këtë gjë. Reali ka një armë të fortë në kërcënimin e vet, pasi nëse ai largohet, liga do të humbiste ndoshta më shumë se 50 për qind të ndjekëve televizivë. i pyetur për këtë, ylli i Barcelonës, Gerard Pike, u tall duke thënë se “ata ankohem, pastaj luajnë në fushën e Atletikos, ndihmohen nga arbitri, dhe mbyllin gojën”.

Sfidanti.al