Rasell shuan endrrat e Kubices, piloti zyrtar i Uilliams

Xhorxh Rasell do te debutoje ne Boterorin e Formula 1 ne vitin 2019 dhe kete do ta beje me skuadren e Uilliams. Piloti i ri britanik qe po lufton per titullin ne Formula 2, i shtyre edhe nga Mercedes, ka mundur te gjeje nje vend te Uilliams qe furnizohet me motor pikerisht nga kompania gjermane.

Caktimi i 20 vjecarit si pilot i Uilliams shuan praktikisht endrrat e Robert Kubices qe si piloti i trete shpresonte qe te perfshihej ne skuader ne vend te Lens Stroll qe do te garoje me Force India qe tashme ka si pronar babain e tij, Lorens.

Nderkaq, prane konfirmit eshte edhe rusi Sirotkin pavaresisht rezultateve zhgenjyese te tij dhe kjo per shkak te kapitaleve te rendesishme ekonomike. ‘Eshte nje nder i madh per mua qe te jem pjese e nje skuadre si Uilliams ne F1-u shpreh Rasell-ky kampionat ishte endrra ime qe e bera realitet. Kur isha femije shikoja garat dhe tani me duket si dicka surreale fakti qe vitin tjeter do te garoj ketu’.

Sfidanti.al