Rafael Nadal kritikon qeverinë Sanchez: Duhej t’i kishte marrë masat me shpejt

‘Për të shpëtuar jetë, gjërat mund të ishin bërë ndryshe. Nëse masat parandaluese do të ishin marrë më shpejt, nuk do të kishim shkuar tek masat ekstreme-kjo është ajo që deklaroi numri 2 i renditjes botërore në tenis, Rafael Nadal në një intervistë për të përditshmen spanjolle ‘El Pais’ ku foli për luftën kundër coronavirusit në Spanjë, që rezultoi një prej vendeve më të prekura rëndë nga Covid-19

‘Nuk besoj në normalitetin e ri-vijoi Nadal-më pëlqen si i vjetri, por me disa përshtatje. Duhet të nxjerrim mësime nga kjo që po ndodh. Qeniet njerëzore kanë një gjë pozitive, aftësinë për t’u përshtatur, por edhe një gjë të keqe, aftësinë për të harruar’.

Përsa i përket sezonit tenistik, Nadal nuk ka shumë besim se do të kthehet sërish në fushat e lojës gjatë 2020.

‘A do të zbresim sërish në fushë këtë vit? Shpresoj, por nuk e shoh se do të ndodhë-shtoi Nadal-do të firmosja për kthimin në fusha në 2021. Jam më shumë i shqetësuar për Australian Open 2021 se për eventet e 2020, e konsideroj këtë vit praktikisht të humbur. Shpresoj që të rifillojmë vitin tjetër’.

Sfidanti.al