Proteston Hamiltoni: Prishem me Mercedesin? S’kam folur ende me Volfin!

Shumë zhurmë mund të jetë për asgjë, ose për diçka të madhe. Ljuis Hamilton është 35 vjeç, është një vit larg përfundimit të kontratës me Mercedesin në Formula 1, dhe në mes të një vorbulle spekullimesh për një kalim të mundshëm tek Ferrari. Përveç këtyre, kemi mbledhjen e Daimlerit në 12 shkurt për të përcaktuar të ardhmen e Mercedesit në Formula 1, dhe ajo mund të përfundojë edhe me largim të skuadrës gjermane.

Fjalët janë që Hamilton ka kërkuar 45 milionë paundë stërlina në vit për të firmosur kontratën e re, ndërsa shefi i Mercedesit, Toto Volf nuk ka pranuar. Vetë anglezi përgjigjet. “Nuk kam biseduar ende aspak me Volfin, pra nuk ka sesi të mos kemi rënë dakord, – shprehet kampioni i botës, – nuk ka pasur asnjë lloj bisedimi”. Gjithsesi, Hamiltoni nuk i largon dot dyshimet se përse një kontratë, së cilës i mbetet vetëm 1 vit, nuk ka nisur ende të negociohet për rinovim.

Sfidanti.al