Postimi racist i kushton shtrenjtë, skuadra Trek –Segafredo pezullon Simmons

Quimm Simmons përfshihet në vorbullën e polemikave. Ciklisti 19 vjecar amerikan, kampion bote për të rinj në 2019, u pezullua nga skuadra Trek-Segafredo. Vendimi u mor për shkak të një postimi në Twitter të Simmons menjëherë pas debatit televiziv mes dy kandidatëve për president të SHBA, Donald Trump dhe Joe Biden. Simmons u bë protagonist i një debati me gazetaren belge Jose Been e cila ftoi mbështetësit e Trump të mos e ndiqnin më në Twitter. Sportisti u përgjigj duke postuar emotikonin e një dore të zezë që përshëndeste të shoqëruar me shkrimin ‘bye’. Skuadra amerikane nuk vonoi të marrë masat e saj të komunikuara nëpëmjet një deklarate zyrtare

‘Trek-Segafredo është një organizatë që vlerëson gjithëpërfshirjen dhe mbështet diversitetin e barazinë për të gjithë sportistë. Edhe pse mbështesim lirinë e opionionit, i konsiderojmë personat përgjegjës për fjalët apo veprimet e tyre. Skuadra dhe partnerët e saj do të punojnë bashkë për të vendosur sesi do të shkohet përpara dhe do të mbajnë të informuar të gjithë tifozët për vendimet që do të merren-theksohej në komunikkatën e Trek Segafredos.

Edhe disa javë më parë, Simmons u përfshi në një incident tjetër diplomatik. Pas vrasjes së George Gloyd në Minneapolis, ciklisti afroamerikan Cory William publikoi në Instagram një postim kundër diskriminimeve raciale në botën e sportit. Simmons iu përgjigj privatisht duke i thënë se nëse nuk fitonte nuk ishte për ngjyrën e lëkurës së tij, por sepse nuk ishte i shpejtë. Williams e shpërndau mesazhin në profilin e tij duke e detyruar Simmons të kërkojë ndjesë publike.

Sfidanti.al