‘Plas’ te Team Ineos; Pa Froome dhe Thomas në Tour de France

‘Shpërthen bomba’ mediatike te skuadra e Ineos, 10 ditë përpara fillimit të Turit të Francës. Skuadra britanike e ciklizmit e drejtuar nga Dave Brailsford  publikoi emrat e 8 ciklistëve që do të garojnë në eventin e rëndësishëm ciklistik dhe në të nuk figurojnë emrat e dy yjeve të tij; Chris Froome, 4 herë fitues i Turit të Francës dhe Geraint Thomas, fitues i edicionit të 2018

Në këtë mënyrë, Egan bernal do të jetë lideri unik i skuadrës britanike për Grande Boucle. Kolumbiani do të ketë përkrah tij, Richard Caparaz që u përfshi në skuadër në momentin e fundit dhe Pavel Sivakov që spikati në Turin e Dauohine pas mungesës së Bernal në etapat e fundit. Andrey Amador, Jonathan Castroviejo, Michal Këiatkoëski, Luke Rowe dhe Dylan Van Baarle janë ciklistët e tjerë që plotësojnë skuadrën Ineos për Turin e Francës.

Dave Brailsford doli me një deklaratë ku shpjegoi motivet që shtynë skuadrën në marrjen e këtij vendimi duke theksuar se Geraint Thomas do të marrë pjesë në Giron e Italisë, ndërsa Froome në La Vueltan  e Spanjës.

Sfidanti.al