Plagoset gjatë një grabitje, dy herë kampionia e Uimbëlldonit

Dy herë kampionia e Uimbledonit, Petra Kvitova, është lënduar nga një sulm me thikë në shtëpinë e saj. Tenistja është duke u trajtuar në dorën e majtë, ku dhe është plagosur dhe sipas BBC, nuk është rrezik për jetën, pas incidentit në lindje të qytetit çek, Prostejov. Incidenti ka ndodhur sot dhe është përshkruar nga menaxheri i saj, Karel Tejkal, si një vjedhje.

26 vjeçarja renditet në vendin e 11 në botë, ndërsa ka fituar dy herë turneun më të rëndësishëm të tenisit, Uimbledonin, në vitet 2011 dhe 2014. “Ishte një krim i zakonshëm, askush nuk do ta sulmonte apo grabiste atë, si Petra Kvitova”, ka thënë Tejkal. Pikërisht sot, tenistja çeke kishte konfirmuar se nuk do të garojë në “Hopman Cup”, për shkak se po trajtohet pas një dëmtimi në këmbë.