Pike sërish në botën e tenisit; në garë për organizimin e turneut të Barcelonës

Përfshirja e Xherard Pike në botën e tenisit mund të bëhet akoma më e madhe. Qendërmbrojtësi i Barcelonës pretendon që nëpërmjet kompanisë së tij Kosmos, të organizojë Turneun e Barcelonës. në fakt kjo kompani investuese është në garë për konkursin që do të zhvillohet vitin e ardhshëm për këtë cështje.

Deri më sot ky turne është organizuar nga firma amerikane IMG, së cilës i skadon kontrata sezonin e ardhshëm kur do të bëhet edhe konkursi. Vendimi në këtë pikë do të merret nga Real Club de Tenis Barcelona dhe nuk dihet ende nëse konkursi është për organizimin e plotë të turneut apo të pjesshëm të saj

Në këtë konkurs, përvec Kosmos të Xherard Pike, në garë do të jenë edhe vetë IMG dhe dy kompani të tjera dhe sipas të përditshmes ‘Marca’ bëhet fjalë për ‘Octagon’ dhe Tennium’.

sfidanti.al