‘Përplasja’ Vettel-Hamilton në Baku; Button kërkon të pllakosë polemikat

Kanë kaluar disa ditë nga përfundimi i garës së Azerbajxhanit në Formula 1, por incidenti mes Sebastian Vettel dhe Lewis Hamilton vazhdon të jetë objekt diskutimi. Cdokush po jep opinonin e tij dhe një gjë të tillë e ka bërë edhe Jenson Button duke shfryëzuar rrjetet sociale. ‘Gara e Azerbajxhanit ishte e bukur për t’u ndjekur-tha Button – sepse adrenalina dhe emocionet ishin në nivelin më të lartë. Ajo që bëri Vettel ishte një budallallëk, por ai u ndëshkua. Është më mirë që të shohim përpara tani’. Mësohet se  FIA në ditët e ardhshme do të rishqyrtojë atë cfarë ndodhi mes pilotit të Ferrarit dhe Hamilton për të parë nëse ka vend për të ndërmarrë masa të tjera disiplinore në drejtim të gjermanit, që gjatë garës u dënua me qëndrim në bokse për 10 sekonda.

sfidanti.al