Pau Gasol do të kthehet në klubin “mëmë” tek Barcelona ?

Parashikohet që kjo verë të jetë e stuhishme në basketbollin evropian, ndërsa pritet që në “kontinëntin e vjetër’ të kthehet një nga basketbollistët evropianë më të mirë të të gjitha kohërave, Pau Gasol, për të cilin thuhet se do të kthehet në Barcelonë.

Ky basketbollist spanjoll, kampion i dyfishtë i NBA-së, ka luajtur me Barcelonën gjatë viteve 1998-2001, ndërsa, më pas, gjatë 18 sezoneve ai ka luajtur në ligën më të fortë të basketbollit në botë, NBA-në amerikane.

Në fakt, kthimi i Gasolit në Barcelonë është një mision i mundur, pasi atë e do trajneri Peshiç, ndërkohë që presidenti i klubit katalonjas, Hozep Bartomeu, ka disa kohë që po bisedon me Gasolin që ku i fundit të bëhet ambasador i klubit mbas përfundimit të karrierës së tij në parketin e basketbollit.

Gasoli është një nga basketbollistët më të mirë evropianë të të gjitha kohërave, pasi ai ka patur një karrierë “yjore”, ka cilësi lideri dhe dihet lidhja e tij e madhe me Katalonjën, kështu që të gjitha këto të bëjnë të mendosh se kthimi i tij te Barcelona është një mision i mundur.

Sfidanti.al