Pau Gasol bën historinë, shënuesi më i mirë në historinë e Eurobasketit

Pau Gasol vazhdon të bëjë historinë në basketboll dhe jo vetëm në atë spanjoll. Basketbollisti katalanas në ndeshjen  ndaj Hungarisë kaloi një tjetër limit duke u bërë shënuesi më i mirë në historinë e kampionatit evropian të Basketbollit duke e kaluar shifrën e 1104 pikëve të Tony Parker.  Gasol  u bë zyrtarisht një legjendë në minutën e 6 të periodës së dytë të sfidës falë një gjuajtje të saktë nga distanca e 3 pikëve. Gasol që ka qenë shënuesi më i mirë në një evropian të basketbollit në 3 raste, tregoi dhe një herë se është ndër të paktët lojtarë që e dominojnë kete lojë. Me 1105 pikë ai është pjesë e historisë së Eurobasketit duke lënë pas emra si Tony Parker e Dirk Nowitzki. Një e dhënë kjo që ka bërë të hapet debati nëse vërtetë Gasol është basketbollisti evropian më i mirë i të gjitha kohërave përpara Petrovic e Sabonis. Një debat i hapur ky për Gasol që ka një palmares për të patur zili me 3 medalje të arta, 2 të argjendta dhe 1 të bronztë si dhe me 2 cmime MVP të turneut më të rëndësishëm kontinental për këtë disiplinë sportive.

Sfidanti.al