Pau dhe Mark Gasol; vëllezërit e parë kampionë të NBA në histori

Toronto Raptors shkroi historinë në NBA teksa fitoi titullin e parë kampion pasi mundi në finalen e madhe Golden Stejt duke ia rrëmbyer trofeun aq të lakmuar. por në radhët e skuadrës kanadeze është dikush që ka shkruar emrin e tij në këtë kampionat, Mark Gasol. Basketbollisti spanjoll në moshën 34 vjecare luajti finalen e tij të parë në NBA pas 11 sezonesh duke fituar titullin kampion, hyri në historinë e basketbollit amerikan së bashku me Pau gasol si vëllezërit e parë që fitojnë një titull në këtë kompeticion.

Vlen të theksohet se Pau Gasol e ka fituar dy herë titullin kampion të NBA në vitet 2009 dhe 2010 kur ishte pjesë e Los Anxheles Lejkërs. Një statistikë kjo që është vërtet fantastike duke qenë se nuk kanë qenë të paktë vëllezër basketbollistë që kanë luajtur në ligën më spektakolare të basketbollit në botë. është bërë një përllogaritje në këtë aspekt dhe rezulton se më shumë se 60 lojtarë kanë qenë vëllezër dhe në disa raste ka pasur që në ligë janë aktivizuar 3 ose 4 vëllezër. Por e vecanta është se deri tani nuk kishte pasur edhe një rast që dy vëllezër të shpalleshin kampionë të NBA

Në basketbollin amerikan ka pasurt edhe kombinim vëlla e motër, por edhe në këtë rast nuk ka pasur kampiionë në NBA dhe WNBA. Në këtë aspekt përmendim Rudi dhe Marta Fernandez. Rudi Fernandez u aktivizua në NBA në 2008-2012, ndërsa Marta në 2007 ishte pjesë e Los Anxheles Sparks. por binomi vëlla-motër më i famshëm në basketbollin amerikan është ai i formuar nga Rexhi dhe Sheril Miller, kjo e fundit u aktivizua përpara krijimit të WNBA për të cilën ajo konsiderohet edhe si pionere. Rexhi dhe Sheril Miller janë të vetmit cift vëlla-motër që janë në Hall of Fame.
sfidanti.al