Pasanikët e F1; Vettel-Hamilton-Alonso, çfarë hendeku pagash me të tjerët

Ferrari për të blinduar Vettel i ofroi rinovimin e kontratës edhe për 3 vjet me 120 milionë Euro që do të thotë se nëse gjermani do ta firmosë atë do të përfitojë 40 milionë Euro në vit për t’u bërë piloti më i paguar në botërorin e Formula 1. Ky lajm shtyu ‘Business Book’ që të bëjë një pasqyrë të pagave të të gjithë pjesëmarrësve në këtë kampionat dhe shifrat janë vërtet interesante Kështu në vendet e para qëndrojnë ata që po luftojnë për titullin botëror, Lewis Hamilton dhe Sebastian Vettel me nga 32 milionë Euro secili. Podiumin e plotëson pikërisht Fernando Alonso i McLaren me 30 milionë Euro. Pjesa tjetër e pilotëve janë shumë të shkëputur nga 3 kryesuesit. Daniel Ricciardo përfiton 11 milionë Euro, ndërsa Raikkonen ka një pagë prej 8 milionë Euro, çfarë ndryshimi me shokun e tij të skuadrës. Po kaq përfiton edhe Nico Hulkenberg, ndërkohë që Bottas përfiton 6 milionë Euro, edhe ky në një antitezë të madhe me Hamilton. Pagën më të ulët në Formula 1 e ka Lance Stroll me vetëm 250 mijë Euro.

sfidanti.al