Pas Australian Open, Karolin Vozniacki do të tërhiqet nga tenisi

Karolin Vozniacki nuk do të jetë më në fushat e tenisit pas përfundimit të Australian Open. Tenistja daneze bëri të ditur tërheqjen nga aktivitetet  teksa theksoi se tani ajo dëshiron të formojë familje me bashkëshortin e saj David Lee. Në moshën 29vjecare dhe me 30 tituj të fituar në turnetë individualë në karrierë ku përfshihet edhe ai I Australian Open I fituar në 2018, Vozniacki tha në rrjetet sociale se gjithnjë kishte thënë se kur të donte të bënte gjëra që nuk kishin lidhje me tenisin, do të linte këtë sport dhe se ky moment për të kishte ardhur

Vozniacki shpjegoi se tërheqja e saj nuk ka të bëjë aspak me problemet e saj fizike apo artritin reumatoid, por për arsye të tjera. Në të njëjtën kohë danezja falenderoi të gjithë tifozët, miqtë, sponsorët, grupin e punës dhe famijen e saj për mbështetjen që I kanë dhënë gjatë gjithë karrierës sportive

Sfidanti.al