Operacioni “Future, pranga 34 veta në Spanjë, edhe tenisi i molepsur

Pas një denoncimi paraprak, policia spanjolle, më 2015, nisi operacionin “Future” që, brenda një kohe të shkurtër, u shtri në disa qytete, Madrid, Sevilja, La Korunja, Pontevedra, Kordova, Almeria, Huelva, Kadiz, Barcelona, Kaseres dhe Badahos. Gjatë këtij operacioni, janë arrestuar 34 veta, midis tyre shtatë tenistë, të gjithë nga Spanja që, në ranglistën botërore të ATP-së, ndodheshin në vendet nga 800 deri në 1400.

Hetimet treguan se grupi i lartpërmendur kishte fituar mbi 500 000 euro, duke vënë baste për ndeshje të fiksuara që më parë. Fiksimet e ndeshjeve u përkisnin kategorive “Future” e “Chalenger” dhe, në këtë moment, ka prova për fiksim ndeshjesh në 17 turne. Të përfshirët, në këtë skandal, kërcënohen që të dënohen me afate burgimi nga gjashte muaj deri në katër vite