Olimpiket, strategjia e IOC; vaksinimi i të gjithë sportistëve përpara Lojërave

Të vaksinohen të gjithë sportistët pjesëmarrës, përpara ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike të Tokios për të larguar përfundimisht rrezikun e anulimit të evenimentit dhe për të zhvilluar atë normalisht. Sipas ‘Daily Telegraph’, ky është plani i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Është kjo një fushatë e vërtetë vaksinimi në masë që do të përfshijë jo vetëm sportistët, por edhe trajnerët, arbitrat, gjyqtarët, drejtuesit e shoqëruesit.

Prej muajsh janë shfaqur dyshime të forta për zhvillimin e Lojërave Olimpike që duhej të ishin zhvilluar vitin e kaluar, por që u shtynë për shkak të pandemisë coronavirus. Vështirësitë e lidhura me masat kufizuese dhe situata epidemiologjike në fakt janë të shumta. Autoritetet japoneze, ditët e kaluara bënë të ditur se marrja e vaksinave nuk ishte një kusht i domosdoshëm për zhvillimin e eventit dhe se masa të tjera do të merreshin për të garantuar sigurinë e të gjithëve. por në Lozanë, askush nuk dëshiron të rrezikojë edhe sepse një shtyrje tjetër e Olimpikeve as që mendohet dhe rreziku i anulimit përfundimtar mbetet konkret.

sfidanti.al