Oklahoma përmirëson bilancin, ndaj Sharlotës arrin fitoren e tretë radhazi

Oklahoma e përmirëson bilancin katastrofik të fillimit të sezonit në kampionatin e NBA. Skuadra e Thandër jo pa vështirësi mposhti Sharlot Hornets 111-107 duke regjistruar fitoren e tretë radhazi për ta cuar atë bilanc në 3 fitore e 4 humbje. Rasëll uestbruk i shfaq mjaft mirë në parket dhe e mbylli ndeshjen me 29 pikë, 8 topa në tabelë dhe 10 assist. U dallun gjithashtu edhe Abrines me 25 pikë e Shrëder me 21. për Hornets më të mirët ishin Uoker e Monk me 21 pikë secili dhe Parker me 17

Klivlend pa LeBron Xhejms zhytet gjithnjë e më shumë në krizë. Skuadra nënkampione e NBA, pësoi disfatën e radhës, këtë radhë ndaj Denver Nagets 91-110 duke e përkeësuar bilancin e saj që është vetëm 1 fitore dhe 7 humbje. Për Nagets, lojtari më i mirë ishte Hernangomes me 27 pikë, por spanjolli u ndihmua edhe nga Millsap e Mërrej që shënuan respektivisht 16 e 14 pikë. Për Klivlend u dalluan Klarkson me 17 pikë e Sekston me 12.

Bostoni është fitues i duelit me Miluokin, skuadër që mban vendin e tretë në Konferencën e Lindjes. Seltiks nuk e pati të lehtë të arrinte këtë sukses ndaj Baks në TD garden duke e mbyllur ndeshjen 117-113. Kajri irving duket se po kthehet te loja e tij më e mirë dhe në këtë sfidë arriti të shënojë 28 pikë. Por ai nuk ishte i vetëm në këtë fitore të Bostonit, Hejuard dhe Horford dhanë kontributin e tyre me 18 pikë të shënuar secili.

sfidanti.al