Nurmagomedovi, përgjigje Mekgregorit: Mbreti nuk ka shkuar askund!

Pasi fitoi duelin e madh 15 muaj të shkuara, dagestanasi i Rusisë nuk ngurroi të lëshonte “bulurimën”: “Ka vetëm një mbret në xhungël, dhe ai jam unë”. Habib Nurmagomedovi mposhti bindshëm Konor Mekgregorit në atë kohë, duke u bërë numri 1 i Botërorit të arteve të përziera marciale, UFC, ndërsa tani po afron koha për një duel të dytë. Mekgregori e ftoi në “meidan” pasi mposhti për 40 sekonda Serronen, dhe kampioni i botës në fuqi, u përgjigj.

“I thoni se Mbreti nuk ka shkuar askund, dhe as nuk do të largohet ndonjëherë, – ishin fjalët e tij, – i thoni atyre se unë po vij”. Nurmagomedovi është në prag të duelit ndaj një tjetër kampioni si Toni Ferguson, që ka 12 fitore radhazi. Lufta mes tyre do të jetë në prill, ndërsa luftëtari nga Dagestani ka 28 fitore dhe 0 humbje në karrierë. Pas suksesit ndaj Mekgregorit, ai triumfoi bindshëm edhe ndaj Dastin Puatjesë në shtator të vitit të kaluar.

Sfidanti.al