Novak Gjokoviç mësoje leksionin: s’ka politikan të ndershëm !

Në një intervistë në gazetën e njohur franceze “L’Ekip”, raketa nr.1 e botës, Novak Gjokoviç, midis të tjerave, vuri në dukje se ai ka menduar disa herë që hyjë në “ujrat politike”, me synimin që të përpiqet ta bëjë botën më të mirë.
“Gjithçka që bëj në jetë, unë e bëj me ndershmëri, ndergjegje dhe
përgjegjësi. Unë përpiqem t’u shkoj gjërave që marr përsipër, deri në fund. Unë gjithnjë përpiqem që ta paraqesë vendin tim në një dritë sa më të mirë. Por, unë nuk kufizohem te vendi im. Unë nuk mund ta dua vendin tim, duke urryer vendet e tjerë. Për mua, bota është një vend për të gjithë”, deklaroi tenisti i mësipërm serb, duke shtuar: “Të them të drejtën, unë po mendoj që të përfshihem në ndonjë mënyrë në politikë”.
Sfidanti.al