Njeriu kundër egërsirës, Majkëll Felpsit s’ia mbante prane peshkaqenit!

Kampioni olimpik më i titulluar i të gjitha kohërave, notari amerikan Majkëll Felps, që njihet ndryshe edhe me nofkën “peshku fluturues”, notoi 100 metra në garë me një peshkaqen të bardhë të madh. Sigurisht që Felpsi demonstron maja të pazakonta të mundësive fizike njerëzore, por, sidoqoftë, edhe shpejtësia e tij maksimale në ujë, 8-10 km në orë, është më e ngadaltë sesa ajo e peshkaqenit.

Që sado pak t’i barazonte shanset, Felpsi përdori monofinin, një lloj bishti peshku i gomuar që u ngjitet, mbrapa në fund, të dyja këmbëve. Por, megjithatë, as kjo masë nuk e afroi atë te mundësitë e peshkaqenit që, në distanca të shkurtra, arrin të zhvillojë një shpejtësi deri në 40 km në orë. Felpsi tregoi se, për arsye sigurie, ai dhe peshkaqeni nuk e zhvilluan garën në ujë, në të njëjtën kohë. Këtë notim historik do ta transmetojë, së shpejti, kanali popullor televiziv kushtuar natyrës së gjallë, “Discovery”.

Sfidanti.al