Një volejboll fantastik pushton futbollin …para 65 000 tifozëve!

Një tablo të jashtëzakonshme krijuan organizatorët e kampionatit evropian të volejbollit për meshkuj në Varshavë. Në fillim të këtij kampionati, në stadiumin kombëtar të kryeqytetit polak, ishin të pranishëm 65 000 tifozë të volejbollit! Cfarë fillimi fantastik i Evropianit në Poloni, i jashtëzakonshëm, mund të thuhet, futbollistik, sidomos, kur ke parasysh idenë e organizatorëve që ndeshja e parë të këtij kampionati të zhvillohet në një stadium futbolli.

Afro 65 000 tifozë të volejbollit e mbushën stadiumin deri në vendin e fundit, por në shtëpi ata shkuan të mërzitur, pasi beniaminët e tyre u mundën 3-0 nga “shqiponjat” serbe që nuk u frikësuan aspak nga numri i madh i tifozëve polakë dhe atmosfera e tejnxehur.

Sfidanti.al