Një rruge në Dallas do t’i vihet emri i Dirk Novickit

Pritet që anëtarët e Këshillit të qytetit të Dallasit të marrin vendimin që një rruge në Dallas që deri tani është quajtur “Oliv”, të ndryshohet në “Novicki”. Në fakt, kjo është një rrugë që ndodhet fare pranë arenës së basketbollit, ku i zhvillon ndeshjet ekipi Dallas Maverks që konkuron në NBA.

Diskutimi i parë publik për ndërrimin e emrit të rrugës së mësipërme u zhvillua dhe në të u mbështet vendimi i lartpërmendur, ndërkohë që tani kanë mbetur që të zhvllohen edhe dy diskutime publike që ashtu si edhe diskutimi i parë pritet që ta miratojnë ndërrimin e emrit të rrugës në fjalë.

“Mbështetja ishte shumë e madhe. Nëse një gjë e tillë do të ndodhë, unë do të jem super krenar”, deklaroi vetë basketbollisti gjerman (Novicki) që ka 21 sezone që luan në NBA, duke shtuar: “Fëmijtë e mi do të kenë një kujtim të bukur nga babai i tyre dhe ata do t’u thonë shokëve të tyre se kjo rrugë mban emrin e babait të tyre. Kjo është diçka super, super speciale për mua”.

Sfidanti.al